Komisioni për Antikorrupsion: Deri në zgjedhje është janë të ndaluara ndërtimet dhe punësimet

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion: Deri në zgjedhje është janë të ndaluara ndërtimet dhe punësimet

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:35
Komisioni për Parandalim të Korrupsionit

Në periudhën që nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe për kryetarë të disa komunave nuk guxon që të fillojë çfarëdo ndërtimi i ndonjë objekti me para buxhetore dhe publike, nuk mundet që të paguhen rroga, ndihmë sociale ose pagesa tjera që nuk janë në pagesat e rregullta mujore dhe nuk mundet që të fillohet asnjë procedurë për punësim të personave tjera ose procedurë për ndalim të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publik, informojnë nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit.

“Komisioni për Parandalim të Komisionit do ta ndjekë tërë procesin zgjedhor dhe në rastet e bazës së dyshimit se ësht është shkelur ligji do të ndërmarrë masa për konstatimin e dyshimeve të tilla, do t’i njoftojë organet kompetente dhe do të kërkojnë ndryshim të aktiviteteve në korniza të kompetencave të tyre”, thonë nga Komisioni për Antikorrupsion.

Prej atje theksojnë se në periudhën e theksuar nuk mundet që të fillohet me ndërtim të objekteve,  rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, shkollave, çerdheve dhe objekteve tjera, dhe nuk mundet që të mbahen ngjarje publike me rastin e ndërtimit ose lëshimin në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose fondet publike, ose mjetet e ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror.

Plotësisht është e ndaluar, që të shfrytëzohen zyrat, pajisjet e zyrave dhe veturat zyrtare që janë në pronësi të institucioneve shtetërore për nevoja të fushatës zgjedhore, përveç personave që kanë dispozitave të veçanta për mbrojtje të personalitetit, ndërkaq veçmas është e ndaluar kryerja e trysnisë dhe frikësit të votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat