Aksidenti tragjik në Llaskarcë, përmirsohet gjendja e tre pacientëve

Maqedonia

Aksidenti tragjik në Llaskarcë, përmirsohet gjendja e tre pacientëve

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:37
Klinika "8 shtatori"

Ka filluar të ketë shenja përmirësimi gjedja shëndetësore e tre pacientëve që ishin në gjendje kritike në spitalin e qytetiti "8 shtatori", si pasojë e fatkeqësisë së autobusit në fshatin Laskarcë. Nga ky spital njoftojnë se gjatë ditës së djeshme edhe një pacientë është lëshuar për kurim shtëpiak ndërsa për momentin të hospitalizuar mbeten 18 persona.

"Prej tyre 4 janë repartin intenziv. Ka përmirsime të konsiderueshme. Ata të cilët u mjekuan në mënyrë operative nga lëndimet abdominale, tani ka filluar të rigjenerohet funksioni i organeve të brendshme. Një nga pacientët që është nën paisjet për frymëmarje tregon shenja për zgjim megjithatë akoma është nën ndikim të terapisë, ndërsa me tjetrin gjendja është e pandryshuar ,por që të dy janë me parametra vitale të regullta. Pacientët që ndodhen për kurim në repartin e traumatologjisë mund të themi se janë në gjendje stabile dhe ditët në vazhdim me siguri do ti lëshojmë në kurim shtëpiak dhe do të mbesin vetëm ata që kanë nevojë për trajtim operativ", tha Jasmin Ciriviri nga Klinika "8 shtatori".

Në qendrën klinike të hospitalizuar janë 6 pacientë, prej të cilëve 3 në klnikën për anestezion, reanimim dhe mjekim intenziv ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile. Në fatkeqësinë e komunikacionit humbën jetën 15 udhëtarë, dhe mbi 30 mbetën të lënduar. Aksidenti ndodhi kur autobusi me më shumë se 50 udhëtarë doli nga autostrada dhe u rrokullis në fshatin Laskarcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat