Zaev dhe Ahmeti nesër nisin bisedimet për kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Zaev dhe Ahmeti nesër nisin bisedimet për kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Zaev dhe Ahmeti

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nesër do të nisin bisedimet për kandidat të përbashkët.

“Nesër do të ketë takim bilateral mes LSDM-së dhe BDI-së, ku do të thuhen opsionet e të dy palëve. Nëse arrijmë marrëveshje, do të kërkojmë që këtë mbështetje ta zgjerojmë, së pari nga partitë tjera politike nga koalicioni, e më pastaj me grupe tjera, për të bërë shumica sa më të madhe, për shkak se këtë e kërkon koncesualiteti. Këtë koncept e definuam si mbietnik dhe mbipartiak”, tha Bujar Osmani.

Për mossuksesin e idesë për kandidat të përbashkët shqiptar, Osmani e akuzoi opozitën shqiptare.

“Kandidati i përbashkët me partitë shqiptare u injorua nga disa parti të vogla shqiptare. Kjo nënkupton se kërkesa e tyre për bashkëpunim mes shqiptarëve është demagogji”, tha Osmani duke shtuar se injorimi flet më shumë për ato se sa për BDI-në.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa u deklaruan kundër kandidatit të përbashkët me BDI-në dhe shqyrojnë mundësi për kandidat të përbashkët.

Sot pasdite në selinë e LSDM-së nisi mbledhja e parë e partive të koalicionit e udhëhequr nga LSDM për zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat