Ditarët elektronik në Maqedoninë e Veriut, jashtë funksionit - Bota Sot
Ditarët elektronik në Maqedoninë e Veriut, jashtë funksionit

Maqedonia

Ditarët elektronik në Maqedoninë e Veriut, jashtë funksionit

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 20:57
Ditarët elektronik

Ditarët elektronik ose ndryshe të njohur si e-ditarët, këtë vit shkollor aspak nuk kanë funksionuar në shkollat fillore dhe ato të mesme. Sipas sqarimeve të ministrisë së Arsimit, kjo ka ndodhur për shkak të disa çështjeve teknike me sistemin EMIS që mundëson mbledhjen , përpunimin dhe verifikimin e të dhënave të cilat janë të rëndësishme për procesin arsimor në vend. Mirëpo, mosfunksionimi I e-ditarëve është mirëpritur nga mësimdhënësit të cilët madje kërkojnë që ky projekt të anulohet për shkak se siç thonë ata është humbje kohe dhe punë administrative.

“Ditari elektronik prej fillimit të vitit nuk funksionon dhe sipas mendimit tim është mirë që nuk funksionon për shkak se ne si arsimtarë duhet më shumë të përkushtohemi për orën mësimore, te jemi më fleksibil, të jemi më të disponueshëm në orë pranë nxënësve, jo të merremi me punë administrative ose me punë të cilat edhe në ditarin e rëndomtë ose klasik I shënojmë të gjitha njësoj”, theksoi Regaip Mustafa, mësues.

Mësuesja Ema Demiroviç vlerëson se projekti me e-ditarët nuk dha rezultatet e pritura. Siç sqaron ajo aspak nuk është rritur interesimi I prindërve për suksesin e fëmijëve, posaçërisht për ata më sukses të dobët.

“Ata që janë prindër të përgjegjshëm vijnë në shkollë, në mbledhjet e rregullta që ta ndjekin suksesin e fëmijëve të tyre. Kishte prindër që edhe pse shihnin suksesin e dobët të nxënësve në ditarin elektronik dhe sërish nuk kishim reagim me kohë prej tyre. Mendimi im më I sinqertë është dhe pyes veten nëse dikush e kontrollonte atë për shkak se edhe ai që e punonte me rregull ditarin elektronik dhe ai që nuk e punonte me rregull ishte e njëjtë”, u shpreh Ema Demiroviç, mësuese.

Nga Ministria e Arsimit paralajmërojnë mësimdhënësit e ciklit fillor dhe të mesëm se e-ditarë sërish do të vihen në funksion nga java që vjen. Mirëpo nga ky institucion s’kanë përgjigje konkrete nëse mësuesit do të duhet ti plotësojnë e-ditarët edhe për ditët kur sistemi nuk funksiononte.

“Deri në fund të javës besoj se të njëjtat do të funksionojnë dhe do të duhet që të plotësohen apo të përmbushen disa të dhëna minimale të nevojshme, me të cilat të dhëna duhet të disponojë edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Përveç shkollave fillore dhe të mesme, për ditarët elektronik vërejtje të mëdha kanë shprehur edhe punonjësit në çerdhe. Shumë prej edukatorëve thanë mbrapa kamerës së Alsat se mosha e fëmijëve në çerdhe kërkon më shumë kujdes dhe vëmendje, ndërsa e njëjta nuk duhet shpenzuar për punë administrative./alsat/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...