LSDM dhe koalicioni me kandidat të përbashkët për president

Maqedonia

LSDM dhe koalicioni me kandidat të përbashkët për president

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 08:42
Ilustrim

Sipas deklaratës, u ra dakord që të vazhdonin konsultimet më të gjera brenda vetë partive, të cilat janë pjesë e koalicionit, për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët të vendit, në interes të qytetarëve.

“Së bashku është vlerësuar se Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj u nevojitet president i vërtet, partner i qytetarëve, partner i së ardhmes, i cili do të qëndrojë në anën e forcave progresive dhe Qeverisë në proceset që do të thotë përparim, e ardhme, ekonomi, anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në emrin e koalicionit do të konsultohet me partnerët nga blloku shqiptar në koalicionin qeverisës, si dhe me forcat tjera nga qeveria dhe opozita, rreth asaj që të vihet deri tek zgjedhja e një presidenti të përbashkët, i cili do të përfaqësoj të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat