Deskoska: Ministria e Jashtme e Greqisë ende s’ka dhënë përgjigje për kërkesën për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkoskit

Maqedonia

Deskoska: Ministria e Jashtme e Greqisë ende s’ka dhënë përgjigje për kërkesën për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkoskit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Ministrja e Jashtme e Greqisë ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkoskit, që është kyçe për procesin gjyqësor, njofton për “Ethnos.gr”, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

“Disa herë, në mënyrë zyrtare kemi dorëzuar kërkesë deri tek Ministria e Drejtësisë së Greqisë, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Hera e fundit kur kemi dorëzuar dokument ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pritet që nga fillimi të shtrojmë çështjen deri tek autoritetet greke. Ata të dy janë kyç për procesin gjyqësor të Gruveskit”, tha Deskoska.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë e Greqisë, duke u thirrur në amnistinë e presidentit Gjorge Ivanov, e refuzoi kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkoskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat