Rajnhard Pribe profesor nderi në Universitetin FON

Maqedonia

Rajnhard Pribe profesor nderi në Universitetin FON

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:53
Rajnhard Pribe

Në Universitetin e FON-it sot do të mbahet Akademi solemne në shenjë të promovimit të Rajnhard Pribes për titullin profesor Honoris Causa, titull nderi që ndahet si mirënjohje për kompetencat dhe të arritura të personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare në domenet kryesore të aktivitetit njerëzor siç janë shkenca dhe literatura, kultura dhe aktivitetet shoqërore, politika, drejtësia dhe ekonomia, administrata, financat, arkitektura, informatika, arti, sporti…

Pribe është zgjedhur për profesor të rregullt nga Këshilli ndërkombëtar universitar i Universitetit ndërkombëtar për paqe të KB-së, Qendra evropiane për paqe dhe zhvillim me seli në Beograd, e cila realizon aktivitete të saja në më shumë shtete të rajonit.

Në atë drejtim, ai mban ligjërata të së drejtës në BE dhe është mentor i studimeve pasdiplomike dhe studimeve shkencore në më shumë njësi të Qendrës evropiane për paqe dhe zhvillim, mes tyre edhe degës së tij në Republikën e Maqedonisë. Pribe është ftuar si profesor vizitor në universitetet tona, ndërsa ka mbajtur ligjërata edhe në Sesionin e parë të Shkollës së Ohrit për të drejtën natyrore në ASHAM në Ohër, në qershor 2017.

“Në ato vite, si dhe në kryerjen e funksioneve tjera në BE, dr. Pribe paraqitet si mik dëshmitar dhe i sinqertë i Maqedonisë ndaj problemeve në zhvillimin e saj duke u nisur nga kriteret politike, institucionale, ekonomike dhe juridike për qasje në BE”, thuhet në komunikatën e FON-it.

Në bazë të kësaj, mes tjerash pohohet se dr. Pribe ka realizuar kontribut të jashtëzakonshëm në stabilizimin e shoqërisë së vendit, kthimin e Maqedonisë në rrugën e euro-integrimeve dhe fillimin e reformave të thella në gjyqësi, administratë publike, sistemin e sigurisë, departizimin e institucioneve dhe sferave tjera në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat