Dy shoferë dhe një çiklist janë lënduar gjatë vikendit

Maqedonia

Dy shoferë dhe një çiklist janë lënduar gjatë vikendit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:13
Foto Ilustrim

Dy shoferë dhe një çiklist janë lënduar gjatë vikendit ku kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa gjashtë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gjithsej 21 persona gjatë aksidenteve që kanë ndodhur këtë fundjavë në regjionin e Shkupit. Në 14 aksidente janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave policore janë evidentuar 178 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet me shpejtësi mbi të lejuarën, ndërsa 46 prej tyre kanë drejtuar automjetet nën ndikim të alkoolit, derisa 35 prej tyre para se të posedojnë të drejtën e drejtimi të automjetit dhe 13 shoferë fillestarë.

Policia nga komunikacioni gjithashtu ka larguar 40 makina të paregjistruara, gjithashtu 175 automjete janë larguar nga karrotreci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat