Treni i linjës Kërçovë-Shkup përplaset me një shkëmb

Maqedonia

Treni i linjës Kërçovë-Shkup përplaset me një shkëmb

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:08
Ilustrim

Treni i linjës Kërçovë – Shkup sot në mëngjes është përplasur me një shkëmb, i cili kishte rënë mbi binarë gjatë natës, në afërsi të fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, të Gostivarit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por ka dëme materiale dhe është ndërprerë qarkullimi në këtë pjesë të hekurudhës.

Nga goditja kompozicioni i trenit ka dalë nga binarët, transmeton AlsatM.

Pas paraqitjes së rastit në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip për ekspertizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat