Anketë: Për qytetarët e Maqedonisë, vaksinimi është I rëndsishëm

Maqedonia

Anketë: Për qytetarët e Maqedonisë, vaksinimi është I rëndsishëm

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Për një shumicë të madhe të qytetarëve (89,7 për qind) tërësisht ose deri diku janë të rëndësishme vaksinat e zakonshme të cilat përdoren në vend, tregon anketa e zbatuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) në lidhje me gjendjen aktuale me epideminë e fruthit.

“Sipas hulumtimit, për shumicë të madhe të qytetarëve (89,7 për qind) tërësisht ose deri diku janë të rëndësishme vaksinat e zakonshme që përdoren në shtet. E lartë është edhe përqindja (86,3 për qind) e atyre të cilët konsiderojnë se tërësisht ose deri diku e rëndësishme është prindërit t’i vaksinojnë fëmijët. Rreth 69 për qind e qytetarëve brengosen se mund të shpërthejë epidemi jo vetëm e fruthit por edhe e sëmundjeve tjera ngjitëse. Pothuajse dy të tretat (59,2 për qind) tërësisht ose pjesërisht pajtohen me masën e përkohshme të Ministrisë së Shëndetësisë, për ndalesë të pranimit të fëmijëve që nuk e kanë marrë vaksinën MRP në kopshte”, kumtoi QMBN.

Shumicë e madhe e qytetarëve, madje 69,7 për qind, siç tregon anketa, tërësisht ose deri diku janë të brengosur për veprimet e padëshiruara të vaksinave, por 86,6 për qind kanë thënë se nuk kanë përvojë me dikë që ka pasur reagim të padëshiruar të vaksinës.

“Përvojë të tillë kanë pasur 8,0 për qind e të anketuarve. I pyetur për atë nëse besojnë se ekziston lidhshmëri mes vaksinave dhe autizmit 9,8 për qind tërësisht pajtohen, ndërsa 16,7 për qind nuk pajtohen. Shumica e qytetarëve (54,1 për qind) konsiderojnë se siguria e vaksinimit të fëmijëve kërkon debat të mëtutjeshëm edhe pse 38,2 për qind konsiderojnë se shkenca e cila e mbështet sigurinë e vaksinimit të fëmijëve është e pamohueshme”, citohet në kumtesë.

Nga ana tjetër, gjithsej 56,9 për qind kanë besim të tërësishëm ose të pjesshëm në sistemin e shtetit për vlerësim të sigurisë së vaksinave dhe rekomandimet të cilat duhet të jepen. Pothuajse gjysma e qytetarëve, përkatësisht 47,2 për qind besojnë se kanë pasur përfitime nga zhvillimi i vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat