Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik 2”, mbrojtja thotë fjalët përfundimtare

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik 2”, mbrojtja thotë fjalët përfundimtare

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 08:41
Titanik 2

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është planifikuar seancë e re gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 2”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Në seancën e sotme pritet që fjalët përfundimtare t’i thonë avokatët e të akuzuarve.

Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefenovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Në seancën e kaluar fjalët përfundimtare i tha prokurorja Fatime Fetai, e cila kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burg.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka përdorur ndikimin e tij dhe përmes Menuh Thaçit është marrë vesh që të pranohen ankesat për prishjen e votimeve në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat