Xhaferi viziton Bullgarinë

Maqedonia

Xhaferi viziton Bullgarinë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Bullgari, ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Bullgarisë, që është paralajmëruar për nesër.

Pas ratifikimit, kreu i Kuvendit do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë Cveta Karajançeva me të cilën bashkë do të japin deklarata për mediume.

Në kuadër të vizitës është parashikuar edhe takim me zëvendëskryeministren dhe MPJ Ekaterina Zaharieva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat