Pendarovski apo Dimitrov, kush do t’i prijë garës në LSDM?!

Maqedonia

Pendarovski apo Dimitrov, kush do t’i prijë garës në LSDM?!

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Foto ilustruese

Javën e ardhshme do të qartësohet se kush do të jetë rival i Gordana Siljanovskës nga VMRO-DPMNE në garën presidenciale. Burime partiake për A1on thonë se Stevo Pendarovski dhe Nikolla Dimitrov mbeten ndër kandidatët më serioz nga radhët e socialdemokratëve.

Edhe pse ministri Oliver Spasovski ka rejting më të lartë tek anëtarësia partiake dhe i pranueshëm për BDI-në, megjithatë për “paqe në shtëpi” dhe të mos prishen raportet me zv/kryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinska, e cila keq qëndron në anketat, “me siguri LSDM do të shkojë me zgjidhje jopartiake”.

Partnerët e koalicionit, LSDM dhe BDI në takimin e djeshëm kanë rënë dakord për kandidat të përbashkët presidencial, por për një gjë të tillë do të vendosin organet e partisë. Partnerët qeveritar do të kryqëzojnë edhe anketat brenda partiake për kandidatët presidencial.

“Analizat dhe anketat që i bëjmë të gjithë këtë periudhë, u morëm vesh që mes vete t’i ndajmë, për shkak se të gjitha subjektet politike bëjnë anketa dhe analiza”, tha Zaev, transmeton medial.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi se kandidati konsensual është në të mirë të vendit. Ndërkohë, më 3 mars LSDM ka edhe Kongresin e partisë ku do të merret vendimi përfundimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat