Zaev: Kemi katër deri gjashtë kandidatë, por s’duam të shpejtojmë

Maqedonia

Zaev: Kemi katër deri gjashtë kandidatë, por s’duam të shpejtojmë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 18:31
Zoran Zaev

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimeve me Afrim Gashin dhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi tha se ende është herët të zbulohen emra kandidatësh dhe se për atë është e rëndësishme që një pjesë e madhe e parive kanë dhënë dritë të gjelbër për kandidat të përbashkët për kryetar të Maqedonisë së Veriut.

“Është e rëndësishme të mbështetet koncepti, shohim se ka disponim te partitë, por që kur të merremi vesh për propozim konkret, do të duhet ta çojmë te partia për ta biseduar nëse është i pranueshëm apo ajo. Ne kemi katër deri gjashtë kandidat që sipas vlerësimeve janë favorit për fitore në zgjedhje, por ne s’duam të shpejtojmë. Ka kohë, do të bëhet e ditur javën e ardhshme”, tha Zaev.

Në pyetjen se nëse për LSDM-në do të ishte i pranueshëm kandidati që nuk vjen nga kjo parti, Zaev tha “nëse dikush ka dëshirë apo ambicie të kandidojë, ne këtë e respektojmë nëse ka marrëveshje të përbashkët, pse jo”.

Kryeministri Zaev nesër do të takohet me Aleancën për Shqiptarët dhe me Lëvizjen Besa për të folur për kandidat të përbashkët edhe me opozitën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat