PTHP refuzon padinë e Todor Petrovit të ngritur kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Maqedonia

PTHP refuzon padinë e Todor Petrovit të ngritur kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:42
Foto

Pas rishikimit të padisë, prokurori publik kompetent konfirmoi se në veprimet e paditësve nuk ka përmbajtje të elementeve për kryerjen e veprave penale.

“Pikërisht, në mënyrë që negociatat për ndryshimin e ermit të shtetit në kuptimin penalo-juridik të konsiderohen shkelje e reputacionit të shtetit dhe poshtërim i popullit maqedonas dhe pjesëtarëve të bashkësive tjera, është e nevojshme që tek personat paditës të ekzistojë qëllim i qartë për tallje, poshtërim dhe zhvlerësim të Republikës. Në Preambulën e marrëveshjes, të dyja palët nënshkruese janë të obliguar që të respektojnë parimet dhe standardet që janë të pranuar ndërkombëtarisht, në mënyrë që të zgjidhin dallimet rreth emrit dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Përveç kësaj, qëllimi i talljes, si element i veçantë subjektiv i paligjshmërisë, nuk gjendet në veprimet e paditësve”, thuhet në deklaratën e PTHP-së.

Në deklaratën e PTHP-së thuhet se prokurori publik kompetent arriti në përfundimin se në veprimet e nënshkruesve në nënshkrimin e marrëveshjes nuk ka komplot për të kryer tradhti të lartë ose vepra të tjera penale dhe për këtë arsye nuk ka elemente të veprës penale – Shoqata për qëllime të veprimtarisë armiqësore.

“Duke marrë parasysh faktet e deklaruara, prokurori publik mori vendim për refuzimin e padisë penale, sepse veprat e paditura nuk janë vepra penale për të cilët mund të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare”, thonë nga PTHP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat