Japonia ndihmon Maqedoninë e Veriut me 430 mijë euro grant

Maqedonia

Japonia ndihmon Maqedoninë e Veriut me 430 mijë euro grant

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:03
Ilustrim

Me nënshkrimin e grant-marrëveshjeve në vlerë prej mbi 430 mijë euro sonte Ambasada e Japonisë në Shkup e feston 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është vlera më e madhe vjetore e ndarë nga Grant-programi për projekte të vogla, ndërsa shfrytëzues do të jenë ter institucione shëndetësore publike, tre institucione arsimore dhe tre ndërmarrja komunale publike nga gjashtë rajone në shtet.

Në fushën e shëndetësisë do të rinovohen Spitali i Përgjithshëm në Kavadar dhe Shtëpia Shëndetësore në Makedonski Brod, ndërsa do të furnizohen edhe automjete ambulance për Shtëpinë Shëndetësore në Veles.

Në pjesën e arsimit është planifikuar renovimi i kopshteve “Cvetovi” në Komunënm Shtip, renovimi i shkollës “Braqa Milladinov” në Dobrushevë në Komunën Mogila, si dhe mjete për ngrohje në shkollën rajonale “Goce Dellçev” në fshatin Dollni Disan në Komunën Negotinë.

Pjesë e mjeteve që i ndan Ambasada e Japonisë do të përdoren edhe për furnizimin e automjeteve për shërbime komunale për tre ndërmarrje publike në Vallandovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ambasadorja e Japonisë Keiko Haneda, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikë Sociale Gjonul Bajraktar.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve është organizuar pritje në të cilën është paralajmëruar fjalim i ambasadores japoneze dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Nga viti 1996 Japonia përmes Grant-programit për projekte të vogla ka investuar mbi 6,6 milionë euro me të cilat janë renovuar edhe pajisur më shumë se 66 shkolla, 44 institucione shëndetësore publike dhe janë furnizuar 27 automjete të specializuara për ndërmarrjet komunale publike dhe shërbimet zjarrfikëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat