Paraburgim për ish ministrat Janakieski dhe Ristovski - Bota Sot
Paraburgim për ish ministrat Janakieski dhe Ristovski

Maqedonia

Paraburgim për ish ministrat Janakieski dhe Ristovski

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 07:53
Janakieski dhe Ristovski

Gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditorë ish ministrave, Mile Janakieski dhe Spiro Ristevski, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017 në Maqedoninë e Veriut.

Paraprakisht në gjykatë për këtë rast sonte ishte i thirrur edhe ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski, por ai raportohet të jetë thirrur në imunitetin e deputetit dhe ka lëshuar gjykatën. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së nesërme do të kërkohet nga Kuvendit që t’i hiqet imuniteti.

Përveç Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore edhe për tre persona të cilët gjithashtu janë të dyshuar për organizim të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht siç u cek më lartë për ish kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, i cili duke shfrytëzuar imunitetin e deputetit u lirua pas bisedës në Gjykatën Penale, ndërsa dy personat e tjerë të dyshuar sipas informacioneve jozyrtare janë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së Nikolla Boshkovski. Gruevski mbetet në arrati në Budapest, kurse Boshkovski në Greqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...