Maqedoni, shtohet numri i të prekurve nga gripi

Maqedonia

Maqedoni, shtohet numri i të prekurve nga gripi

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Ilustrim

Rreth 3 mijë raste me simptome të gripit dhe sëmundje tjera të ngjashme me gripin janë regjistruar gjatë javës së kaluar.

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni, tregon se ky numër është për 31% më i lartë krahasuar me rastet e regjistruara një javë përpara. Grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç kanë rezultuar më të prekurit nga gripi. Mjekët thonë se ndryshimi i temperaturave është shkak për një numër të konsiderueshëm të rasteve me grip.

“Ndryshimi klimatik i temperaturave të ajrit mundëson paraqitjen e shumë sëmundjeve të cilat e kanë simptomatologjinë e njejtë, prej një temperature minus disa gradë në temperaturë +15 apo 16 gradë dmth 20-30 gradë dallim temperaturash mund të sjellë deri në përkeqësimin e shëndetit. 3:29 Njerëzit nuk mund të adaptohen me temperaturën, prej një veshje të trashë në temperatura të larta kemi djersitje, ftohje. Ftohja dhe gripi përafërsisht e kanë simptomatologjinë e njëjtë. 4:45 Preventiva më e mirë për sëmundjen e gripit dhe të gjitha sëmundjet tjera virale është vaksinimi. Ilaç specifik për viruse nuk ekziston”, deklaroi mjeku Sedat Lumani.

Korridoret e spitaleve, të stërmbushura nga fëmijë dhe të rritur të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Simptomat më të shpeshta janë temperatura e lartë dhe kollitja.

Ka pasur temperaturë gjithë natën, kollitje, të vjella, dhimbje të barkut.

Vetëm një kontroll po i bëj vajzës së madhe. Ka kollitje.

Gjatë sezonit 2018/2019 e deri më tash, numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi ka arritur në 9314.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat