Kostov: Janakieski s’ka lëndime, në burg do të jetë nën mbikëqyrje mjekësore

Maqedonia

Kostov: Janakieski s’ka lëndime, në burg do të jetë nën mbikëqyrje mjekësore

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 23:18
Hristijan Kostov

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov në konferencë për shtyp para spitalit tha se te Mile Janakieski s’janë vërejtur lëndime trupore.

Janakieski është pranuar në spital rreth orës 16:00.

“Në qendrën emergjente ekipi në mënyrë detale e ka kontrolluar. Janë bërë analiza të ndryshme, dhe s’janë evidentuar lëndime trupore”, tha Kostov.

Kostov shtoi për shkak të deklarimit të Jankievskit se ka qenë i goditur, nga spitali i kanë rekomanduar që gjatë 24 orët e ardhshëm të jetë nën mbikëqyrje mjekësore.

Jankieski të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe i dyshuar se ka qenë organizator i hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill, në spital ka qenë i polic.

“Për secilin kontakt me personin përgjigjet policia”, tha Kosotov në pyetje se pse nuk iu lejua kryetarit të OBRM-PDUKM-së ta vizitojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat