Ruskovska: Të amnistuarit e dinë se janë të fajshëm

Maqedonia

Ruskovska: Të amnistuarit e dinë se janë të fajshëm

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 00:02
Vilma Ruskovska

Prokurorja Vilma Ruskovska në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, kritikuesve nga mbrojtja te fjalët përfundimtare për akuzën dhe amnistinë, tha se edhepse një pjesë e të akuzuarve janë amnistuar s’do të thotë se s’janë fajtorë, përkundrazi kërkesa e tyre për amnisti e vërteton fajin e tyre.

“Po, personat ishin të amnistuar por ne s’kemi amnezi. Ajo që dikush u amnistuar s’do të thotë se s’është fajtor. Përkundrazi. Insistimi i tyre me çdo çmim të miratojnë ligj për amnisti do të thotë vetëm një gjë. Të amnistuarit e dinin se sa janë të fajshëm. Me atë ligj na kanosën edhe neve si qytetarë të këtij shteti”, tha Ruskovska.

Prokurorja gjithashtu foli edhe te fjalët përfundimtare të Jane Çentos i cili tha nga prokuroria i është ofruar të jetë dëshmitar i mbrojtur. Ruskovska u përgjigj se kjo s’është e saktë. Përkundrazi, një pjesë e të akuzuarve vet kanë ofruar të jenë dëshmitarë, por të gjithë janë refuzuar. Ajo shtoi se dëshmitari i vetëm i mbrojtur s’ka qenë i dyshuar ose i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit.

“Prokuroria nga asnjë i akuzuar dhe as nga Jane Çento s’ka kërkuar të jetë dëshmitar në procedurë. Avokati i Çentos në fjalët përfundimtare në mungesë të dëshmive shtoi moment historik. Akuza për klientin e tij e krahasoi me të dënuarit padrejtësisht Metodija Andonov Çeto. Ajo që Çento ka qenë i dënuar padrejtësisht s’do të thotë se 7 brezat e ardhshëm s’do të përgjigjen për asgjë”, tha Ruskosvska.

Ruskoska kishte koment edhe te fjalët përfundimtare të avokatit të Munir Pepiq i cili tha se hyrja në Kuvend s’ka qenë rrezik terrorist dhe prishje të rendit, por demokraci kuvendare duke thënë se “demokracia kuvendare kërkon dhënien në mënyrë paqësore të pushtetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat