Presidencialet, s’ka takime për kandidatin e përbashkët

Maqedonia

Presidencialet, s’ka takime për kandidatin e përbashkët

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:42
Kostadin Kostadinov

Nuk kanë vazhduar takimet e partive politike për gjetjen e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet presidenciale. Kryeministri Zoran Zaev nuk ka realizuar as sot takim me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pasi ky i fundit anuloi takimin e disa ditëve më parë, për shkak të revoltës pas marrjes së kompetencave të arsimit kreut të Komunës së Gostivarit. Por nga LSDM-ja thonë se përpjekjet do të vazhdojnë.

Bisedimet vazhdojnë. E dini që të autorizuar nga LSDM-ja janë kryetari i partisë Zoran Zaev, sekretari gjeneral Aleksandër Kiracovski, sekretari organizativ Mile Zeqeviq. Kësilloj trupa ka edhe në partitë e tjera. Është gjë e mirë që ekziston vullnet politik tek të gjithë partitë e koalicionit dhe opozitës nga blloku shqiptar për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale – tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Parimisht, pas takimeve të ditëve të fundit, shumë nga partitë shprehen “për” kandidat të përbashkët. Aleanca për Shqiptarët, edhe pse nuk ka një qëndrim përfundimtar, kishte ironizuar me idenë e kandidatit konsensual. Nëse do të gjendet një emër i cili do të marrë mbështetjen e më shumë partive të drejtuara nga pushteti, do të mësohet para Kongresit të LSDM-së të paraparë për më 3 mars. VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e koalicionit tashmë kanë zyrtarizuar kandidatin e tyre dhe vazhdojnë parafushatën me profesoren Gordana Siljanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat