Lufta kundër korrupsionit – sfidë kryesore

Maqedonia

Lufta kundër korrupsionit – sfidë kryesore

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 19:29
Foto nga Konferenca

Ambasadori Romeo dhe kryetari i autoritetit kombëtar italian kundër korrupsionit, Raffaele Cantone, theksin e vënë në vullnetin politik, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, si prioritet në rrugën drejt BE-së.

“Vullneti politik dhe pavarësia e gjyqësorit janë kyçe në luftën kundër korrupsionit, janë sektor i cili është një nga sfidat kryesore për të filluar procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në në qershor. Ky është qëllim strategjik i këtij shteti, ndërsa Italia do të vazhdojë me mbështetjen tradicionale miqësore”,- tha ambasadori i Italisë në RMV, Carlo Romeo.

“Lufta kundër korrupsionit në të gjitha format e saj jam i bindur se është qëllim që e ndajnë së bashku Roma dhe Shkupi. Dy palët jemi të vetëdijshëm se duhet të ndodhin ndryshime, si në aparatin administrativ, si dhe në përparimin shoqëror, që të mund të eliminohet kjo e keqe. Ne mund të bashkëpunojmë duke falënderuar përvojën tonë italiane”,- tha kryetari i autoritetit kombëtar italian kundër korrupsionit, Raffaele Cantone.

Kryeministri, Zoran Zaev, tha se individët dhe institucionet janë të obliguar të luftojnë korrupsionin dhe të njëjtin ta parandalojnë.

“Korrupsioni, konflikti i interesave dhe nepotizmi në të gjitha nivelet janë ndër kërcënimet më të rrezikshme për shoqërinë dhe të gjithë qytetarët e saj. Shoqëria, individët dhe institucionet, veçanërisht ata që janë të obliguar të luftojnë këtë dukuri, duhet të jenë në gjendje të njohin, parandalojnë dhe të dënojnë të gjitha format e korrupsionit”,- theksoi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Ndërkohë, shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja, tha se OSBE është e gatshme t’i mbështesë reformat kundër korrupsionit.

Sipas tij, organet për zbatimin e ligjit janë vendimtare për luftën efikase kundër korrupsionit. OSBE është gatshme të mbështesë reformat aktuale dhe zhvillimin e strukturës kundër korrupsionit në vend, nënvizoi Koja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat