Arosvski akuzon LSDM-në për nepotizëm

Maqedonia

Arosvski akuzon LSDM-në për nepotizëm

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i LSDM-së, Dimçe Arsovski thotë “epidemia e nepotizmit e ndezi alarmin e kuq edhe në Makedonski Brod”.

Ai thotë se vëllai i deputetes së LSDM-së Aneta Dimovska Simeska nga pozita e stomatologut në ordinancë private është emëruar për drejtor të spitalit dhe se kjo nuk është e gjitha.

“Vëllai u Aneta Dimovska Simeska i cili është drejtor i spitalit në Makedonski Brod, Zharko Simevski ka caktuar shpallje për punësim. A është e saktë se në atë shpallje është paraqitur vet ai duke u punësuar, për të qenë ironia më e madhe ka marrë edhe specializim, ndërsa ordinanca stomatologjike ku më parë ka punuar bëhet koncesionar i hapësirave të spitalit ku aj vet është drejtor”, tha Arsovski.

Sipas tij ky është nepotizëm dhe dyshim serioz për keqpërdorimin e pozitës zyrtare të një drejtori, apo në rastin konkret, siç tha Arsovski, Zharko Simevski.

“Epidemia e nepotizmin nuk ndalohet edhe krahas moralizimit të pushtetit”, tha mes tjerash Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat