Lasovska e brengosur për Veljanoskin nëse shkon në paraburgim në Shuto Orizare

Maqedonia

Lasovska e brengosur për Veljanoskin nëse shkon në paraburgim në Shuto Orizare

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:15
Bllagica Lasovska

Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së Bllagica Lasovska, shprehi shqetësim për sigurinë e ish kreut të Kuvendit, Trajko Veljanoski, për imunitetin e të cilët sot në Komision debatohet.

Ajo është e shqetësuar për sigurinë e tij nëse paraburgoset, pas incidentit në Shuto Orizare.

“Si do ta dërgojmë Trajko Veljanoskin atje? Ka kërcënime të reja nga të burgosur në Shuto Orizare, thonë ‘I presim politikanët'”, tha Lasovska.

Ajo shtoi se nuk ka rrezik nga arratisja dhe ndikimi ndaj dëshmitarëve nga ana e Veljanoskit.

“Mos lodheni, na hiqni imunitetin të gjithë deputetëve nga OBRM-PDUKM, bëni çfarë të doni”, tha Lasovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat