LSDM: Siljanovska ju nënshtrua Gruevizmit

Maqedonia

LSDM: Siljanovska ju nënshtrua Gruevizmit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:16
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “u konfirmua ajo që publiku tashmë shumë mirë e dinë, se zgjidhje e kandidates së Mickoskit ishte farsë e thjeshtë, ai vet e zgjodh”.

Sipas LSDM-së, për shkak të mbështetjes së humbur nga qytetarët por edhe nga partia brenda, Mickoski i detyroi anëtarët e OBRM-PDUKM-së të mbledhin nënshkrime.

“Për shkak se dihet se nuk e kanë besimin as tek anëtarët e vet, Mickoski dhe Siljanovska kërkojnë nga to të konfirmojmë se kanë nënshkruar me të ashtuquajturën ‘selfie'”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së kjo është mënyra tipike e OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskit për identifikim.

Siljanovska, thonë nga LSDM, i është nënshtruar Gruevizimit ndërsa qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i nevojshëm edhe një ushtar partiak, nuk nevojitet një Ivanov por, siç thonë nga LSDM, kryetar i vërtetë që do t’i përfaqësoj interesat e të gjithë qytetarëve.

“Siljanoska dhe Mickoski më kot i detyrojnë anëtarët e OBRM-PDUKM-së, i pret disfata në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat