Jordanova: Reformat, kritika ndaj bojkotit të opozitës

Maqedonia

Jordanova: Reformat, kritika ndaj bojkotit të opozitës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Malinka Ristevska Jordanova

Afera e punësimeve do të ndikojë negativisht ndaj procesit euro-integrues të vendit.

Në kohën kur ka mbetur shumë pak kohë deri në Samitin e qershorit të Këshillit Evropian, vendi jo vetëm që duhet të angazhohet maksimalisht për plotësimin e reformave por nuk duhet të lë hapësirë për skandale të tilla vlerëson Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane.

Në një intervistë për Alsat, Jordanova thotë se megjithatë rëndësi të madhe do të ketë se si Komisioni Anti-korrupsion do ta adresojë këto çështje.

Sipas Jordanovës Brukseli do të kritikojë edhe mospjesëmarrjen e opozitës në proceset reformuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat