Xhaferi sonte caktoi seancë për imunitetin e Veljanoskit

Maqedonia

Xhaferi sonte caktoi seancë për imunitetin e Veljanoskit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:02
Kuvendi i Maqedonisë

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në ora 21:00 caktoi fillimin e seancës plenare ku do të debatohet mbi imunitetin e Trajko Veljanoskit.

Pas dy ditëve debat të ashpër, komisioni kuvendar për Çështje të Mandatit dhe të Imunitetit mbrëmë nuk mori vendim për kërkesën e gjykatës penale për caktimin e masës së paraburgimit të deputetit të Kuvendit, Trajko Veljanoski për shkak të dyshimeve për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit.

Votimi ishte baras, me katër vota “për” dhe katër “kundër” që do të thotë se vendimin për marrjen e imunitetit të deputetit Veljanoski do të duhet ta sjell Kuvendi.

Veljanoski bashkë me ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dyshohen për organizimin e hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 ndërsa prokuroria publike javën e kaluar kërkoi paraburgim për të tre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat