Imuniteti i Veljanovskit, nis seanca parlamentare

Maqedonia

Imuniteti i Veljanovskit, nis seanca parlamentare

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:52
Kuvendi i Maqedonisë

Para pak çastesh ka filluar edhe seanca parlamentare për heqjen e mandatit të ish-kreut të Kuvendit dhe njëherazi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovksi, i akuzuar si organizator i ngjarjeve të 27 prillit, dy vjet më parë në Kuvend.

Vetë Veljanovski ka njoftuar se nuk merr pjesë në këtë seancë.

Ndryshe, gjatë ditës mes partive u diskutua nëse ka ose jo bazë në rregullore për thirrjen e seancës meqë paraprakisht Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit kishte votuar me 4 vota për dhe 4 kundër heqjes së imunitetit të Veljanovskit.

Në seancën e Komisionit gjatë votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, siç u tha, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

Kuvendi duhet të vendosë nëse do t’i marrë mandatin Veljanovskit i cili gjykohet për dhunën në Kuvend më 27 prill, gjatë kryesimit me seancën konstituive si ish-krye-parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat