Trajko Veljanovskit nuk i hiqet imuniteti i deputetit

Maqedonia

Trajko Veljanovskit nuk i hiqet imuniteti i deputetit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 18:16
Trajko Veljanovski

Mos heqja e imunitetit të Veljanovskit përplasi ashpër partnerët e koalicionit.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi akuzoi deputetin e LSDM-së Muhamed Zekirin se me sjellje të pahijshme pengoi seancën.

Ky i fundit hodhi poshtë akuzat duke dyshuar për një bashkëpunim të Xhaferit me VMRO-në.

Për të biseduar për zhvillimet e fundit sonte do të mblidhen organet e partisë së kryeministrit Zoran Zaev. 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovksi, akuzohet si organizator i ngjarjeve të 27 prillit, dy vjet më parë në Kuvend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat