Siljanovska: Do të formojë komision i cili do të merret me çështjen e emrit të ri

Maqedonia

Siljanovska: Do të formojë komision i cili do të merret me çështjen e emrit të ri

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:46
Gordana Siljanovska-Davkova

Kandidatja për presidente e vendit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova për emisionin “Samo Vistina” tha se nëse fiton në zgjedhjet presidencial do të angazhohet që të hap një komision i cili do të merret me çështjet kushtetuese.

“Propozojë ndryshime konkrete, nëse arrijë si propozues konkret të amendamenteve, do të hap komision që do t’i hap aspektet bazë të Kushtetutës që krijohet bazë kushtetuese për funksionimin e demokracisë”, tha Siljanovska.

Ajo tha se do jetë presidente e të gjithë qytetarëve. Ndërsa për emrin e ri tha se nëse do të fitonte do të formojë komision i cili do të merret me këtë.

“Nuk më ka ikur mendja që të shfuqizoj marrëveshjen e Prespës, kjo është punë e Gjykatës Kushtetuese. Emri i ri nga aspekti i së drejtës nuk më është e pranueshme dhe nëse fitoj do të formojë komision i cili do të merret më këtë dhe do të nxjerrë në pah mospërputhjet ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare”, tha Siljanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat