Qeveria me këshilltar të posaçëm ekonomik

Maqedonia

Qeveria me këshilltar të posaçëm ekonomik

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:57
Foto

Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për media Defa, i cili si profesionist me përvojë pritet t’i jep mbështetje Qeverisë të RMV në ballafaqimin me politikat ekonomike, i ka përcjellë përshëndetjet e kancelares Angela Merkel, me nismën e së cilës realizohet angazhimi i tij në vendin tonë, dhe e ka shprehur kënaqësinë e tij që në periudhën e ardhshme, së bashku me kryeministrin Zaev, si dhe ekipin e ministrave ekonomik në Qeverisë, do të mund të bashkëpunojë në avancimin dhe implementimin e politikave ekonomike të Qeverisë.”

Në këtë takim të parë me kryeministrin Zaev, të dy bashkëbiseduesit kanë folur për prioritetet për rritje ekonomike të vendit, posaçërisht tani kur vendi i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët, kur realizohet Protokolli për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë të Veriut në NATO, me të cilën janë hapur perspektivat pozitive për zhvillim ekonomik të vendit, në rajon, si dhe lidhur me përforcimin e lidhjeve ekonomike me BE-në dhe me vendet anëtare.

Kryetari i Qeverisë të RMV, Zaev ka potencuar se mes prioriteteve të vendit tonë është profilizimi i fuqisë punëtore profesionale për nevojat e investuesve të huaj, për të cilët Qeveria e RF të Gjermanisë ka treguar interes të posaçëm, duke pasur parasysh nevojat e kompanive gjermane të pranishme në vend si dhe kompanive të cilat kanë treguar interes të investojnë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Valter Defa është përfaqësues shumëvjeçar i RF të Gjermanisë në Komisionin Evropian, ku ka ushtruar më shumë detyra mes të cilave më të rëndësishme veçohen angazhimet e tij punuese si drejtor i Drejtorisë së përgjithshme për politikë rajonale si dhe udhëheqësia e tij me Drejtorinë e përgjithshme për tatime dhe dogana të Komisionit Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat