Xhaferi: Seancën e thirra në bazë të raportit

Maqedonia

Xhaferi: Seancën e thirra në bazë të raportit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 23:27
Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi i ftuar në “Programin 200” në Alsat, insiston edhe një herë se, siç ka bërë dy ditët e fundit, se ka respektuar rregulloren dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje të procedurës, por ka respektuar atë dhe procedura nuk e ka lejuar ta hedh në votim heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski.

Unë zbatova procedurën e shkruar në rregullore dhe baza e rregullores e përshkruan qartë që unë duhet të thërras seancën. Unë kam bërë punën time, kush ka bërë gabim në seancë le të mbajë përgjegjësi, ku është lëshimi dhe kush ka gabuar në procedurë, lexojeni procedurën- ka thënë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat