Më ngadalë Talat mos e hidhëro Mukin se....

Maqedonia

Më ngadalë Talat mos e hidhëro Mukin se....

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 27 shkurt 2019 Në ora: 08:17
Talat Xhaferi

Më ngadalë i nderuar Talat Xhaferi, kujdes ndaj LSDM-së, mos e hidhëroni Mukin se po u hidhërua ai me Zaevin, BDI-në tuaj  mund ta hudhin në opozitë e do mbeteni pa pushtet, pastaj vaj halli për ju e partinë tuaj, BDI-në, do ju deklasojnë, turpërojnë e do ju burgosin për shkak grabitjeve shtetërore. Jo vetëm kaq, por do ju dobësojnë aq shumë edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, s'ka kush t'ju ndihmonte sikurse që ju ndihmoi LSDM-ja gjatë Zgjedhjeve Lokale në Tetovë, Çair e Strugë.

Më ngadalë Talat-zotëriu mos bën ajgare me Zaevin, se duke dashur t'ia mbroni e mbuloni turpin Veljanovskit do pikëlloheni e do ju s'bulohen turpet tuaja dashurore kurvërore e korruptive me partinë e VMRO-së.

Më ngadalë Talat-zotëriu, mos e hidhëro Mukin se forcën politike zgjedhore ua mban LSDM-ja, pa Zaevin do mbeteni shumë të dobët ndaj elektoratit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat