Tuining projekt për përforcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Postave

Maqedonia

Tuining projekt për përforcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Postave

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Me tuining projektin në vlerë prej 600.000 euro të siguruara nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese, në 18 muajt e ardhshëm do të punohet për përforcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Postave në pajtim me kërkesat që dalin nga legjislacioni kombëtar dhe Drejtorisë së Postave të Bashkimit Evropian.

Pas hapjes së projektit janë paralajmëruar fjalime të Frenk Janmaat, shef i sektorit për punë ekonomike, përforcim të institucioneve dhe bashkëpunimit ndërkufitar nga Delegacioni i BE-së, Zoran Manevski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Xhordi Lorens, zëvendësshef i misionit të Ambasadës spanjolle Sonsoles Morises Alvarez, shefi i Departamentit për mjedis të jetesës dhe zhvillim ekonomik të Fondacionit ndërkombëtar Ibero-Amerikan për administratë dhe politika publike (FIIAPP) nga Spanja, transmeton Zhurnal.mk

Institucion kryesor shfrytëzues është Agjencia e Postave, ndërsa partnerë të vendit anëtar të BE-së janë Ministria e Punëve Publike të Spanjës, përmes Departamentit të Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike dhe Fondacionit ndërkombëtar Ibero-Amerikan për administratë dhe politika publike (FIIAPP) nga Spanjam si njësi udhëheqëse e projektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat