Mesiç: Meritoni sa më shpejtë të integroheni në NATO dhe BE

Maqedonia

Mesiç: Meritoni sa më shpejtë të integroheni në NATO dhe BE

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:29
Stipe Mesiç

Është në interes të Kroacisë që sa më shpejtë ta ratifikojë Protokollin për pranim të Maqedonisë së Veriut në NATO, deklaroi për MIA ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili në Shkup ka marrë pjesë në panel diskutimin “Lidership i bazuar në vlera – nga parimet deri te realizimi”, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së ish presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski.

“Besoj që Kroacia do ta bëjë atë, pasi që është në interesin tonë që sa më shpejtë ta realizojë dëshirën e Maqedonisë për hyrje në paktin Atlantik. Por, edhe më shumë të hyni në BE, pasi që ai është hapi i parë për integrime euroatlantike. Maqedonia meriton, me gjithë atë që e ka bërë në një vit e gjysmë, rruga e saj në integrimet euroatlantike sa më shpejtë të realizohet, pasi që Evropa e bashkuar është qëllimi ynë, por është edhe dëshira jonë, si dhe dëshirë e tërë Evropës. Ta harrojmë për një moment Britaninë, por vetëm Evropa e bashkuar mundet të jetë lojtar i madh në botën moderne të lojtarëve të mëdhenj siç janë, SHBA, Rusia, Kina, Brazili, India”, thotë Mesiq, i pyetur se Kuvendi i Kroacisë do ta ratifikojë Protokollin për NATO.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat