Katrugalos: Marrëveshja e ratifikuar është realitet juridik që duhet të respektohet në interes të vendit

Maqedonia

Katrugalos: Marrëveshja e ratifikuar është realitet juridik që duhet të respektohet në interes të vendit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Jorgos Katrugalos

Kur një marrëveshje ratifikohet  dhe paraqet realitet juridik,  e interpreton në mënyrën që është në interes të vendit,  tha ministri i Punëve të Jashtme  të Greqisë, Jorgos Katrugalos në konferencën përkushtuar  marrëdhënieve greko-amerikane, në organizim të fondacionit për politikë të jashtme ELIAMEP, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Duke u përgjigjur në pyetjet e të pranishmëve, shefi i diplomacisë greke ka folur për rezultatet dhe atë që e ka bërë Qeveria aktuale. E përmendi dialogun strategjik me SHBA-në që filloi në tetor të vitit të kaluar, ndërsa në lidhje me kontestin e emrit i’u drejtua atyre të cilët konsiderojnë se  dallimi mes dy vendeve nuk është zgjidhur. U bën thirrje t’i lexojnë deklaratat e presidentit të shtetit, Prokopis Pavlopulos, nga Konica “i cili u bën thirrje  të gjtihëve ta interpretojnë Marrëveshjen e Prespës, ashtu siç duhet  që të mos lihet asnjë gjurmë e irredentizmit,  ndërsa atë e garanton marrëveshja e Prespës”.

“Me fjalë tjera sikur edhe presidenti i shtetit, ashtu edhe Evangelos Veizelos, në fjalimin në Parlamentin i cili është faktor tjetër i rëndësishëm e tha atë që nënkuptohet. Se kur ke marrëveshje të ratifikuar nga vendi yt,  madje edhe të kesh  kundërshtime për ratifikimin,  kur tashmë paraqet realitet juridik,  e interpreton në mënyrën që është në interes të vendit, ndërsa jo në mënyrën  në të cilën i përforcon  ata të cilët  duan t’i minojnë interesat e vendit të tyre”, tha Katrugalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat