Cakaj takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë: Rruga e përbashkët drejt BE-së

Maqedonia

Cakaj takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë: Rruga e përbashkët drejt BE-së

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:54
Talat Xhaferi dhe Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi  një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ministri Cakaj vlerësoi kontributin e çmuar të Kryetarit Xhaferi në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe rruga e përbashkët drejt BE-së është vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe veçanërisht për kultivimin e paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit Xhaferi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë Shqipëria në këtë proces duke qenë njëkohësisht dhe një nga vendet e para në ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryeparlamentari Xhaferi theksoi se: “Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të sigurt drejt NATO-s, ndërsa vendi po punon me përkushtim në përmbushjen e reformave dhe detyrave të domosdoshme për marrjen e datës së fillimit të negociatave me BE-në“.

Kreu i diplomacisë shqiptare rikonfirmoi angazhimin maksimal të palës shqiptare për agjendën evropiane të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim të sinqertë me të gjitha vendet e BP, dhe Maqedonisë në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat