Gent Cakaj në Shkup takon edhe Zaevin

Maqedonia

Gent Cakaj në Shkup takon edhe Zaevin

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 20:36
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, në vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvilloi sot një takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Një vëmendje e veçantë iu dedikua thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, në kuadër të mekanizmit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe angazhimeve të ndërmarra në lidhje me bashkëpunimin rajonal.

Ministri Cakaj në fjalën e tij shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, mbi të gjitha mbështetjen në finalizimin e anëtarësimit të plotë në NATO dhe më tej në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat