Nesër pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit për kryetar shteti i LSDM dhe BDI

Maqedonia

Nesër pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit për kryetar shteti i LSDM dhe BDI

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Zoran Zaev, Ali Ahmeti

Gjatë ditë së nesërme pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit të përbashkët dy partive në pushtet LSDM dhe BDI.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë ditës së djeshme tha se deri ditën e premte do të bëhet i ditur emri kandidatit të përbashkët ndërsa në pyetjen se cili mund të jetë kandidat i përbashkët ai nuk përmendi emra.

Gjatë ditës së sotme, profesori universitar Blerim Reka shpalli kandidaturën e tij për kryetar shteti në zgjedhjet presidenciale që do të ketë mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe nga Lëvizja Besa.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, do të garojë me profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova, e cila mori mbështetjen e shumicës së delegatëve në kongresin që u mbajt në Strugë.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat