Tevdovski: Është realizuar me sukses programi për reformën me menaxhimin financiar publik

Maqedonia

Tevdovski: Është realizuar me sukses programi për reformën me menaxhimin financiar publik

Më: 1 mars 2019 Në ora: 18:20
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se me sukses është realizuar programi i reformës së menaxhimit të financave publike. Vitin e kaluar, shumica e aktiviteteve të parapara në me planin e veprimit janë zbatuar, ndërsa pritet që këtë vit të vazhdojë me një ritëm edhe më të shpejtë.

Në seancën e sotme të Këshillit, u debatua për raportin vjetor-monitorues për zbatimin e planit të veprimit për programin e reformës së menaxhimit të financave publike për vitin 2018, për periudhën dhjetor 2017 – dhjetor 2018 dhe për draft-planit për zbatimin e programit të reformave të menaxhimit të financave publike për vitin 2019.

“Në vitin 2018, përpjekjet tona janë përqendruar në përmirësimin e legjislacionit në disa fusha thelbësore: planifikimi dhe buxhetimi, blerjet publike, kontrolli i brendshëm financiar publik dhe menaxhimi i borxhit publik”, tha ministri Tevdovski, duke shtuar se ishte i kënaqur me rezultatet, duke pasur parasysh se shumica e aktiviteteve të parashikuar, rreth 81 për qind, tërësisht ose kryesisht kanë përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat