Pendarovski kandidat për president

Maqedonia

Pendarovski kandidat për president

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:36
Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkëti i LSDM-së, BDI-së dhe partisë “Alternativa” të Afrim Gashit, me të cilin do të garojnë në zgjedhjet presidenciale.

Takimi konsultativ zgjati tre orë dhe më në fund parterët e koalicionit qeveritar vendosën për Pendarovskin.

Në takimin mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, në tavolinë kanë qenë dy emra, ai i Stevo Pendarovskit dhe Oliver Spasovskit, të cilët edhe në opinion janë përmendur më shumë si kandidatë të mundshëm.

Vendimi për Pendarovskin ka ardhur pas rejtingut të lartë që ka pasur ai tek qytetarët dhe votuesit e papërcaktuar, hulumtime këto që janë realizuar nga partia maqedonase në pushtet, LSDM.

Në Kongresin e së dielës të LSDM-së, pritet që kjo parti me aklamacion të mbështesë kandidaturën e Stevo Pendarovskit për kryetar të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat