ZYRTARE: Zaev dhe dy partitë shqiptare përkrahin një maqedonas për president, jo Blerim Rekën!

Maqedonia

ZYRTARE: Zaev dhe dy partitë shqiptare përkrahin një maqedonas për president, jo Blerim Rekën!

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:11
Zoran Zaevit

Është arritur marrëveshja e madhe në Shkup ndërmjet LSDM-së dhe partive të koalicionit nga radhët e shqiptarëve.

Ashtu siç raportoi Indeksonline, partia e Zoran Zaevit, BDI-ja e Ali Ahmetit si dhe subjekti që e udhëheq Menduh Thaçi (PDSH), janë dakorduar që Stevo Pendarkovskin të jetë kandidat i tyre për president të Maqedonisë Veriore.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët e Ziand Selës si dhe Lëvizja “Besa” tanimë zyrtarisht janë pozicionuar në favor të kandidatit të pavarur, Blerim Reka.

Zgjedhjet në  shtetin fqinj të Kosovës pritet të mbahen në fund të prillit.  Deri më tani në garë janë gjithsej tre kandidat, prej tyre vetëm njëri shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat