LSDM: Për herë të parë në histori, 30 parti mbështesin një kandidat

Maqedonia

LSDM: Për herë të parë në histori, 30 parti mbështesin një kandidat

Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:53
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “për herë të parë në histori, 30 parti politike, nga të gjitha bashkësitë etnike u bashkuan rreth kandidatit të përbashkët për kryetar shteti”.

“Maqedonas, shqiptarë, serb, romë, turq, boshnjakë, vlleh dhe gjithë të tjerët, mbështesin Stevo Pendarovski, kryetar dhe shok mbipartiak, evropian dhe qytetarët i gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju nevojitet kryetar i vërtetë, bashkëpunëtor dhe mik i qytetarëve edhe në të ardhmen dhe se kryetari duhet të ofrojë zgjidhje në interes të gjithë qytetarëve dhe që do të punojë në integrimin e NATO-s dhe BE-së.

Stevo Pendarovski, thonë nga LSDM, është personalitet që është i gatshëm ta udhëheq shtetin drejt të ardhmes së ndritshme, dhe jo ka kthejë prapa në të kaluarën e errët.

“Fitorja e Pendarvskit në zgjedhje do të jenë edhe një fitore e rrugës tonë drejt zhvillimit, zhvillimit dhe integrimin e plotë në NATO dhe BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat