OBRM-PDUKM: Në vend të jetës më të mirë sollën tatime më të larta, probleme të reja dha varfëri

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Në vend të jetës më të mirë sollën tatime më të larta, probleme të reja dha varfëri

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:00
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “me LSDM Maqedoni shkon prapa. Në muajin e parë të këtij viti ka pasur vetëm 1% të investimeve kapitale të realizuara që tregon se edhe këtë vit s’do të ketë rritje”.

“Menaxhimi katastrofal me shtetin shihet në secilën fushë. Me këtë pushtet për herë borxhi publik tejkaloi në 5 miliard euro dhe është mbi 50% i BVP-së. Për vetëm dy vite, borxhi i shtetit është rritur për gjysmë miliard euro, ndërsa në të njëjtën kohë realizimi i projekteve kapitale ka rra dukshëm”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata pyesin se ku dhe si u shpenzuan thuajse gjysmë miliard euro duke thënë se qytetarët janë ngarkuar me borxhe të reja që duhet t’i kthejnë vitet e ardhshme.

“S’ka rrogë 500 euro, s’ka pensione më të larta, s’ka 600 kilometra autostradë të re, s’ka asgjë nga ajo çfarë premtonin. Në vend të jetës më të mirë sollën tatime më të larta dhe probleme të reja”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se disfata në zgjedhjet presidenciale është treguesi i parë se qytetarët nuk duan që shteti të fundoset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat