Incident në Shishovë të Sarajit, një i vrarë dhe një i plagosur

Maqedonia

Incident në Shishovë të Sarajit, një i vrarë dhe një i plagosur

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:06
Ilustrim

Më 02.03.2019 rreth orës 02:00 në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin “Sistina”, personi me iniciale S.T. 24 vjeçar nga fshati Shishovë ka dërguar në spital të lënduarit A.A. 20 vjeçar dhe G.A. 36 vjeçar, nga fshati Shishovë.

Sipas denoncimit, që të tre kanë qenë duke lëvizur me makinë BMV, ndërsa para tyre ka qenë duke lëvizur një makinë e tipit Mercedes, e drejtuar nga E.SH, gjithashtu nga fshati Shishovë, me të cilin paraprakisht kanë pasur mosmarrëveshje.

Sipas denoncimit në hyrje të fshatit Shishovë vetura Mercedes është ndalur në rrugë dhe menjëherë pas saj ka ndaluar edhe vetura BMV e drejtuar nga G.A.
E.Sh. dhe G. A. Kanë dalë nga vetura dhe kanë filluar përplasje verbale, pas çka E.Sh. me pistoletë ka gjuajtur në drejtim të G.A. dhe më pas edhe ndaj A.A.
S.T. i ka dërguar në spital personat A.A. dhe G.A. por A.A. iu ka nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë. MPB-ja ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat