Mickoski: Qytetarët e Maqedonisë më 21 prill i japin goditjen e parë “zaevizmit”

Maqedonia

Mickoski: Qytetarët e Maqedonisë më 21 prill i japin goditjen e parë “zaevizmit”

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:42
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë në takim me qytetarët e tregut të qytetit.

“Gjithë tregtarët ankohen. Të gjithë vendimet që i solli pushteti janë në dëm të tregtarëve, në vend të zgjidhjeve ata ofruan вонеса. Ne si parti do të sigurojmë zgjidhje ligjore që ju shkon për shtati tregtarëve”, tha Mickoski.

Për situatën në vend para mediave ai tha se njerëzit jetojnë në mënyrë të vështirë, mbretëron kriminaliteti, nepozimi. Këtë, kreu i OBRM-PDUKM-së e quajti “zaevizëm”.

“Për të shkuar drejtimi në dretim të duhur duhet ta mposht ‘zaevzmin’. Jam i bindur se qytetarët e Maqedonisë se me 21 prill do t’ia japin goditjen e parë serioze ‘zaevizmit’, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme kuvendare do t;i japin goditjen e fundit”, tha Mickoski.

Ai për kandidatin e LSDM-së për kryetar shteti, Stevo Pendarovski tha se është zgjedhur në mënyrë despotike ndërsa më 5 maj Maqedonia do të ketë për kryetare Gordana Siljanovska Davkova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat