Kjo parti mbështet Blerim Rekën për president të Maqedonisë

Maqedonia

Kjo parti mbështet Blerim Rekën për president të Maqedonisë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:25
Blerim Reka

Lëvizja Besa edhe zyrtarisht ka njoftuar se mbështet kandidaturën e Blerim Rekës për president të Maqedonisë.

Kjo u konfirmua në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të kësaj partie.

Sot është mbledhur kuvendi i Partisë Besa në Tetovë, ndërkohë që janë biseduar dy pika të rendit të ditës, çështja e konfirmimit të përkrahjes për kandidatin e pavarur për president, Blerim Reka, dhe e dyta, diskutimi mbi formimin e shtabit zgjedhor dhe organet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat