BDI mbështet kandidaturën e Pendarovskit për president të Maqedonisë Veriore

Maqedonia

BDI mbështet kandidaturën e Pendarovskit për president të Maqedonisë Veriore

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:52
BDI

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme në Tetovë ka diskutuar mbi zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale, themelimin e shtabit qendror zgjedhor, ecurinë e procesit të regjistrimit të anëtarësisë të kësaj partie.

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së njëzëri solli vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale në Dibër dhe Ohër. 

Kryetari i BDI-ë, Ali Ahmeti, propozoi që shtabin qendror zgjedhor ta themelojë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, ndërsa Këshilli i përgjithshëm njëzëri mbështeti edhe këtë vendim. 

Ahmeti elaboroi mbi konceptin e konsensualitetit të cilin BDI e ka promovuar qysh në vitin 2014 me ç’rast theksoi që bartësit e legjitimitetit zgjedhor të të dy komuniteteve shumicë, në këtë rast BDI dhe LSDM, bashkë edhe me përfaqësuesit e komuniteteve tjera, dakordohen mbi një kandidat të përbashkët për president të vendit. 

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së unanimisht mbështeti konceptin e kandidatit të përbashkët konsensual dhe kandidaturën e Stevo Pendarovski për president të Maqedonisë së Veriut. 

Gjithashtu, Këshilli vendosi që Kuvendi i Forumit të Gruas të BDI të mbahet më 14 prill në Shkup, ndërsa Kuvendi i Forumit Rinor i BDI të mbahet në Tetovë. 

Procesi i regjistrimit të anëtarësisë do të fillojë menjëherë dhe do të zgjasë gjatë muajit mars. Njëkohësisht, u konfirmuan dy grupe punuese për propozim ndryshimet statutare dhe për platformën politike të BDI pas rrumbullakimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat