Bexheti: Askush të mos më përzihet tek kompetencat për rastin me “Matkën”

Maqedonia

Bexheti: Askush të mos më përzihet tek kompetencat për rastin me “Matkën”

Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:28
Blerim Bexheti

Kreu i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov i bëri thirrje kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ta zgjidh problemin me platformat në Matkë, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se mund të merren kompetencat nga komuna, kryetari Bexheti ju porositi të mos përzihen në punën e tij.

Për televizionin “24” Blerim Bexheti deklaroi se nuk mund të kuptojë pse në sezon turistike përmendet Matka dhe se së shpejti do të del me njoftime konkrete për rastin që nxiti reagimi si te pushteti ashtu edhe te qytetarët.

“Nuk mund të kuptoj pse tani, kur në Matkë vijnë turistë nga gjithkund, autoritetet e tangojnë këtë destinacion turistik, unë jam kryetar komune që kujdeset për të gjithë qytetarët e komunës së Sarajit dhe respektoj të gjithat normat ligjore. Secili i din kompetencat dhe nuk duhet të më përzihen në punën time”, tha kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

Ai pyet pse reagojnë për këtë platformë, e cila nuk është e vetme dhe se shumë afër ka edhe dy platforma tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat