Maqedoni, rritet kuota e barnave si pasojë e gripit

Maqedonia

Maqedoni, rritet kuota e barnave si pasojë e gripit

Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Për shkak të gripit sezonal, epidemisë së deklaruar të fruthit si dhe shfrytëzimi i konsiderueshëm i kuotës në muajin shkurt të 2019-s, Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) e rriti kuotën barnatoreve për 12 mijë denarë, shkruan gazeta KOHA.

“Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë solli vendim për rritje lineare të kuotave në vlerë prej 12.000 denarë për çdo barnatore, përveç barnatoreve që kanë kuotë me vlerë maksimale prej 652.000 denarë, për muajin shkurt. Me këtë masë, Fondi siguroi buxhet shtesë me mbi 9 milion denarë për muajin shkurt 2019 dhe në këtë mënyrë kontribuon për nevojat e të siguruarve gjegjësisht duke siguruar barna me recetë nëpër barnatoret përgjatë muajit shkurt”, thanë nga FSSH.

Bëhet e ditur se rritja lineare e kuotave ka qenë vetëm për muajin shkurt 2019. Farmacistët thonë, se për shkak të kërkesave të shumta u arrit rritja e kuotës të barnave, por jo çdo qytet ka patur rritjen e kuotës së njëjtë. Në një qytet ku ka patur më pak banorë, ku edhe kërkesa e barnave ka qenë e ulët atje është rrit kuota më pak. Gjatë javës së fundit të muajit shkurt janë regjistruar 3209 raste me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme, numër ky i cili është për 9 për qind më i lartë krahasuar me javën e kaluar kur të prekur nga gripi kishte 2943.

“Ajo që është me rëndësi të veçantë dhe që duhet të theksohet është se gripi është akoma aktiv, në nivel të lartë. Javën e kaluar janë testuar 115 materiale për prezencë të gripit, prej të cilave 67 ishin pozitive, të gjithë me influencën A. Nga virusi influence A, më shumë se 90 % përfshihen në H1N1, të quajtur “gripi pandemic”, ndërsa pjesa tjetër janë të virusit H3”, thotë Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të prekur nga gripi janë mosha e rritur, ajo prej 15 deri në 64 vjet, por sipas numrit të popullsisë, më të përfaqësuar janë fëmijët, prej moshës 0 deri në 4 vjet dhe prej 5 deri në 9 vjet. Ajo që duhet të përmendet është se mosha mbi 65 vjet është faktor rreziku, imuniteti nuk është i njëjtë sikurse tek të rinjtë prandaj nga ISHP rekomandojnë vaksinimin te personat e moshës mbi 65 vjet me qëllim të ndalohen sëmundjet ose format e rënda të gripit. Gjatë muajit shkurt u regjistruan dy viktima, njëri prej të cilëve kishte qenë i prekur nga gripi H1N, i njohur si gripi i derrave dhe një rast tjetër me gripin pandemik H3N1. Ndërkohë, edhe si pasojë e fruthit u regjistruan viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat